Xhudistët kosovarë po garojnë aktualisht në Grand Slamin e Parisit.
Në raundin e dytë xhudistja kosovare, Laura Fazliu u përballë me japonezen, Doi Masako, shkruan GazetaBlic Sport.
Asnjëra nga garueset nuk arritën të merrnin pikë në kohën e rregulltë të këtij dueli.
Ndeshja shkoi në “Golden Score” ku më e aftë u tregua japonezja, Doi Masako.
Doi Masako fitoi me IPPON përballë garueses kosovare, Laura Fazliu.
/GazetaBlic Sport/


