Sporti

Laura Fazliu mëson kundërshtaren për ndeshjen gjysmëfinale

03/08/2025 14:09
nga:Mergim Rreci

Laura Fazliu ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Grand Prix të Linzit në Austri.

Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.

Xhudistes kosovare i duhet vetëm edhe një fitore për të siguruar medalje, pastaj pse jo të synojë edhe të artën.

Në gjysmëfinale, Laura do të përballet me kundërshtaren nga Japonia, So Morichika.

/GazetaBlic Sport/