Sporti

Laura Fazliu kalon në çerekfinale

02/17/2024 10:57
nga:E K

Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare në përballjen për kualifikim në çerekfinale mposhti gjermanen, Agatha Schmidt.

Laura e mposhti me “Ippon”, hodhi “Wazaari” dhe zuri në mbajtje për 10 sekonda kundërshtaren e saj.

Tani në çerekfinale do të ndeshet me garuesen nga Austria, Lubjana Piovesana.

Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.