Xhudistja kosovar, Laura Fazliu ka siguruar finalen e madhe në ‘Lojërat Mesdhetare’.
Ajo ishte fantastike në luftën ndaj algjerianes në gjysmëfinale, kurse tashmë në finale do të përballet me një spanjolle, shkruan GazetaBlic Sport.
Cristina Cabana Perez do të jetë kundërshtarja e kosovares, me Fazliun që tashmë vetëm se ka siguruar medalje.
Kjo ndeshje do të zhvillohet rreth orës 17:10 me kohën tonë.



