Sporti

Laura Fazliu i bën një dhuratë të madhe Kosovës, fiton medaljen e bronztë në Izrael

02/17/2023 16:27
nga:Mergim Rreci

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë, në Grand Slamin e Izraelit.

Fazliu për medaljen e bronztë e mposhti Gili Sharirin, me Ippon, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Xhudistja kosovare pak më herët në repesazh fitoi në mënyrë magjepsëse ndaj kampiones olimpike Clarisse Agbegnenoun. /Klankosova.tv.