Lajme

Laura Fazliu afër medaljes evropiane – mposhtë çeken Renata Zachovas dhe kalon në gjysmëfinale

04/30/2022 13:22
nga:E K

Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja nga Kosova ka shënuar fitore edhe në çerekfinale, ndaj Renata Zachovas nga Republika e Çekisë.

Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

21-vjeçarja në gjysmëfinale do të përballet me Cristina Cabana nga Spanja.

Xhudistja jonë në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj britanikes, Lucy Renshall.