Kandidati për kryetar të Rahovecit nga AAK, Smajl Latifi sot ka hapur fushatën elektorale.
Ai ka theksuar se gjatë mandatit katër vjeçar ka treguar seriozitet në qeverisje dhe në realizimin e projekteve.
“Të gjitha projektet e realizuara në këtë mandat dhe projektet që synojmë t’i realizojmë për mandatin e ardhshëm tregojnë për seriozitetin tonë në qeverisje dhe ambiciet që Rahoveci të ketë një hov zhvillimi si asnjëherë më parë”, ka shkruar ai.