Profesori Blerim Latifi ka komentuar reagimet për njohjen e Kosovës nga Sudani, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të pabazë dhe dezinformuese, raporton GazetaBlic.
Latifi theksoi se Sudani sot konsiderohet një shtet i dështuar, ku dhuna politike dhe kaosi kanë përfshirë çdo aspekt të jetës.
Sipas tij, lufta civile dhe grushtet e shtetit kanë çuar vendin në një situatë të kolapsit total, me mbi 60 për qind të popullatës që jetojnë në mjerim dhe miliona sudanezë të detyruar të ikin nga vendi.
Ai shtoi se, në këtë kontekst, njohja e Kosovës nga Sudani nuk ka asnjë ndikim real në gjendjen ndërkombëtare të Kosovës, duke e cilësuar si një tentativë për të paraqitur një lajm të rremë dhe për të mashtruar opinionin publik kosovar.
“Ta paraqitësh njohjen e Kosovës nga Sudani si një arritje diplomatike është jo vetëm qesharake, por edhe një formë dezinformimi,” përfundoi Latifi.