Profesori universitar, Blerim Latifi ka komentuar reagimet në Kosovë për sulmet në mes të Izraelit dhe Hamasit.
Ai ka thënë se Kosova nuk ka fuqi që sherret tona me i nxjerrë jashtë vendit.
Më tutje ai tha se “siç duket, jemi mjaft të marrë sa sherret e dynjasë me i futë brenda shtetit tonë”.
“I ligu sherrin e shpisë t’vet e nxjerr n’katun, e i marri, budalla, sherrin e katunit e bjen n’shpi t’vet! Kështu thotë një urti kanunore. Na nuk kemi fuqi që sherret tona me i nxjerrë n’botë, por, siç duket, jemi mjaft të marrë sa sherret e dynjasë me i futë brenda shtetit tonë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
LEXO EDHE: