Lajme

Latifi: Qytetarët e Rahovecit, e dinë që programi ynë është një platformë e analizuar, prandaj janë me ne

10/08/2025 23:17
nga:G B

Smajl Latifi, kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit, ka thënë se mbështetësit e qytetarët e Rahovecit, e dinë që programi i tij nuk është listë dëshirash për fushatë, por është një platformë e analizuar, raporton Gazeta Blic.

Postimi i tij i plotë:

Mbështetësit e qytetarët e Rahovecit, e dinë që programi ynë nuk është listë dëshirash për fushatë, por është një platformë e analizuar, me projekte të realizueshme, prandaj janë me ne në këto zgjedhje.

Një pritje e ngrohtë dhe përkrahje e madhe edhe në nëndegën Rahoveci IV, në Rahovec, për numrin #174 dhe për dy kandidatët tanë për Kuvendin Komunës, Hasan Përboqi dhe Afrim Oruqi.

#PunaNukNdalet