Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar bizneset në këtë komunë.
Ai para tyre ka prezantuar planet ekonomike për mandatin e ardhshëm.
“Faleminderit shumë për pritjen dhe besimin në punët e bëra dhe planet që kemi për ekonominë për mandatin e ardhshëm”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Vizitat me biznese i vazhduam edhe sot, ku vizituam “QTX Mall”, “Fetoshi shpk”, “Agoni-M”, “Kuradona shpk” “Motor Harley House”, restorantin e sapohapur “Almiri” dhe “Gopi”.
Faleminderit shumë për pritjen dhe besimin në punët e bëra dhe planet që kemi për ekonominë për mandatin e ardhshëm.