Kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, pas vizitave në fabrikat e miellit në Rahovec, ka thënë se me këto takime synojnë të sigurojnë fabrikat dhe bizneset e komunës së Rahovecit, se do të vazhdojnë të jenë krah tyre.
Latifi u zotua se do t’i përgjigjet kërkesave të këtyre bizneseve.
Postimi i plotë:
“Duke vizituar fabrikën e miellit “Vetoni” në Rahovec, “Ritupack” në Fortesë, “Durguti 3” në Rahovec dhe “Condor”, kemi vazhduar dje takimet me bizneset e Rahovecit.Fabrika e miellit “Vetoni” operon që nga viti 1993, Ritupack që ka mbi 40 produkte të plastikës dhe eksporton në shtetet e BE-së dhe Izrael, punëson mbi 40 punëtorë, 80% e tyre janë vajza dhe gra, “Durguti 3” bën shitjen e produkteve të ndërtimtarisë dhe ka po ashtu rreth 40 punëtorë si dhe “Condor” që është një biznes me traditë dhe është i shtrirë edhe në qytete tjera të Kosovës.Me këto takime synojmë të sigurojmë fabrikat dhe bizneset e komunës së Rahovecit, se do të vazhdojmë të jemi krah tyre ashtu siç kemi qenë deri tani dhe po ashtu, të marrim komentet, nevojat dhe kërkesat që këto biznese kanë për të rritur edhe më shumë efikasitetin dhe partneritetin mes tyre dhe komunës së Rahovecit”, ka thënë ai.