Lajme

Latifi për videon e Vedatit: Të bësh parodi me gjendjen e Jakup Krasniqit – poshtërsi e llojit të vet

02/21/2022 09:20
nga:Gazeta Blic

Profesori dhe analisti Blerim Latifi, ka reaguar ndaj humorit të Vedatit të Stupcave, që prej nga dikush u interpretua si ‘solidarizim’ me çlirimtarët në Hagë e nga dikush si ‘ironi’ bajate.

Reagimi i profesor Latifit, vjen edhe pas reagimit të vajzës së z.Krasniqi, Gresës, e cila shkroi me indinjatë ndaj një video të aktorit Vedat ku paraqitet Jakup Krasniqi prapa grilave.

Latifi shkruan:

Jakup Krasniqi sot është 71 vjeçar.Ka probleme të mëdha shëndetësore. Nëse zgjatë procesi kundër tij dhe të tjerëve në Hagë, ka fort rrezik që ai të mos e shoh më për së gjalli atdheun e tij, për të cilin ka punuar e luftuar si pak të tjerë. Prandaj, të bësh sot parodi me gjendjen e tij, është thjesht pafytyrësi e poshtërsi e llojit të vet.