Lajme

Latifi për deputetët që shkruajtën gabimisht fjalën “shqiptar”: Çka të pritet nga analfabetë të tillë?

05/04/2021 18:59
nga:M K

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës s’kanë ditur që ta shkruajnë fjalën “shqiptar”, në Formularin për Broshurën Parlamentare.

Lidhur me këtë ka reaguar profesori universitar, Blerim Latifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Latifi tha se nuk mund të pritet më shumë nga “analfabetë të tillë që as emrin e kombësisë së tyre nuk mund ta shkruajnë pa gabime”.

“Dhjetëra deputetë të Kuvendit të Kosovës e paskan shkruar gabimisht fjalën “shqiptar” në formularin e broshurës parlamentare. Disa e paskan shkruar “shqipëtar”, duke e futur gabimisht një ë midis shkronjave p dhe t, e disa e paskan shkruar “shqiptarë”, duke mos qenë në gjendje të dallojnë njëjësin nga shumësi. Çfarë mund të pritet nga analfabetë të tillë që as emrin e kombësisë së tyre nuk mund ta shkruajnë pa gabime? Gjeni vetë përgjigjen e saktë! Nuk e keni hiç të vështirë”, ka shkruar Latifi.

LEXO EDHE:

Deputetja e PDK-së: Donika Gërvalla ka harruar që në Hagë po gjykohet historia e shtetësisë së Kosovës