Zgjedhjet Lokale

Latifi: Me qytetarët njëzëri u dakorduam për fitoren e madhe të 17 tetorit

10/15/2021 22:44
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Laitifi ka shprehur bindjen për fitoren më 17 shkurt.

“Me qytetarët njëzëri u dakorduam për fitoren e madhe të 17 tetorit dhe për fillimin e menjëhershëm të angazhimeve të reja e intensive nga 18 tetori. Faleminderit shumë për pritjen!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Takimet e përbashkëta i vazhduam sonte, në ditën e fundit të fushatës, fillimisht në Opterushë, bashkë me Zaqishtin, Retinë dhe Retinë e Ultë, shoqëruar nga kandidatët Besmire Bytyçi e Mejdi Kabashi, dhe në Krushë të Madhe, bashkë me Celinën e Nagacin, shoqëruar nga kandidatët Berat Duraku, Arbër Zenuni, Afrim Dina dhe Dafina Gashi.

Me qytetarët njëzëri u dakorduam për fitoren e madhe të 17 tetorit dhe për fillimin e menjëhershëm të angazhimeve të reja e intensive nga 18 tetori. Faleminderit shumë për pritjen!