Lajme

Latifi luan shah: Ashtu si në politikë, nuk arrita të gjej konkurrent – nga 9 shkurti vizionin tim do ta shpalos në Kuvend

01/16/2025 18:58
nga:G B

Kandidati për deputet i AAK-së, Smajl Latifi, ka thënë se sot me 16 janar, si kandidat për deputet me numër 16, ka luajtur një lojë shah dhe me 16 figura në dispozicion, shumë mundësi për të vepruar, raporton Gazeta Blic.

“Ashtu si në politikë, edhe në shah, çdo lëvizje kërkon mendim, strategji dhe vizion, ndaj nuk arrita të gjej konkurrent. Nga data 9 shkurt, strategjinë dhe vizionin tim do e shpalos në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku bashkë me ju do të punojmë për Kosovën Fituese”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot, me 16 janar, si kandidat për deputet me numër 16, u ula të luaj një lojë shah.

16 figura në dispozicion, shumë mundësi për të vepruar.

Ashtu si në politikë, edhe në shah, çdo lëvizje kërkon mendim, strategji dhe vizion, ndaj nuk arrita të gjej konkurrent.

Nga data 9 shkurt, strategjinë dhe vizionin tim do e shpalos në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku bashkë me ju do të punojmë për Kosovën Fituese.

#AAK137

#SmajlLatifi16