Lajme

Latifi: Liturgjia e sotme nuk duhej lejuar fare, ajo s’ka lidhje me besimin fetar, përçon mesazh politik!

06/10/2021 15:19
nga:M K

Filozofi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi ka reaguar kundër liturgjisë së mbajtur sot në Kishën Ortodokse që gjendet në kampusin e Universitetit të Prizrenit.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Latifi ka thënë se ajo liturgji nuk duhej lejuar fare, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Në vitet ’90, të shekullit të kaluar, kur Millosheviqi marshonte me ushtrinë e tij nëpër Kroaci, Bosnje e Kosovë, duke shndërruar në tokë të djeguar secilin fshat e qytet që ngrihej kundër Serbisë së Madhe, prapa tij qëndronin tri institucionet kryesore kulturore serbe: Kisha Ortodokse Serbe, Akademia Serbe e Shkencave dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Serbisë. 22 vite pas përfundimit të luftërave të ndyra të Millosheviqit, Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të mbaj të njëjtin pozicion në përkrahje të shovinizmit serb. Dhe dëshmia ma e freskët është liturgjia e sotme e zhvilluar në kishën e ndërtuar nga Millosheviqi në hapësirën e Universitetit të Prishtinës gjatë viteve ’90. Kjo liturgji nuk duhej të lejohej në asnjë mënyrë, sepse ajo nuk ka asnjë lidhje me besimin fetar, por vetëm me mesazhe politike, që lidhen krye e këput me trashëgiminë e Millosheviqit. Në fakt, ka shekuj që Kisha Ortodokse Serbe mesazhin kristian e kupton vetëm në termat e interesit nacional serb. Nuk ka abuzim më të madh të figurës së Krishtit, sesa të fshehësh nën simbolikën e tij duart e përgjakura të fashizmit serb.

LEXO EDHE:

Hera e parë pas luftës: Në kishën ortodokse në oborr të UP-së që e kishte përuruar krimineli Arkan, mbahet liturgji

/GazetaBlic/