Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe fushatë të qetë në ditët e mbetura deri më 9 nëntor, kur pritet të mbahet votimi, raporton GazetaBlic.
Në një postim në rrjetet sociale, Latifi ka falënderuar qytetarët e Rahovecit për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të jetë pranë qytetarëve për të shpalosur programin e tij qeverisës.
“Le t’u japim frymë qytetarie dhe kulture ditëve të mbetura të fushatës, duke biseduar për të ardhmen tonë pa ngarkesa e paragjykime,” ka shkruar ai.
Latifi ka njoftuar se fushatën e mbyll me tubime në Krushë të Madhe, në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malësori”, ku do të prezantojë planin e tij për zhvillimin e komunës.
“Le të mobilizohemi për fitoren që na pret dhe për punët e shumta që kemi përpara,” ka përfunduar ai.


