Lajme

Latifi: Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua

06/26/2024 22:14
nga:Y I

Analisti, Blerim Latifi, e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga Brukseli, i cili refuzoi takimin me presidentin serb Vuçiq. 

Kurti pati tri kushte.

“Si duket Kurti e ka pas një qëllim të qartë pse ka shku atje dhe ky qëllim ka qenë për me dështu ky takim. Kur i lexon ato tri kushtet e tij, shihet se Kurti ka pas një frikë”, tha Latifi në Pressing.

“Nëse takohet me Vuçiqin me të cilin është taku 10 ditë para sulmit të Banjskës normalizohen takimet e këtij niveli me të dhe mbyllet dosja e Banjskës. Nëse ndodh ky takim, dalin me një deklaratë se do të vazhdojë në këtë nivel, mbyllet dosja e Banjskës dhe kurgjë kerkujna. Mendoj se nëse e ka bë këtë vlerësim ka qenë perspektivë shumë e ngushtë”, tha Latifi.