Lajme

Latifi: Kudo qe po shkojmë, vërehet entuziasmi për listën tonë – U zotuam njëzëri se është koha për Kosovën Fituese!

01/30/2025 22:45
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, sonte ishte për vizitë në odën e Bajram Kastratit, ku bashkë më partnerët partiak biseduan për të ardhmen e Kosovës dhe sfidat që na presin, raporton GazetaBlic.

Latifi thotë se mbështetja e tyre është një motiv i madh për të vazhduar rrugën tonë.

Postimi i plotë:

Sonte pata kënaqësinë të jem në odën e Bajram Kastratit, një familje me rrënjë nga Zatriqi, e dalë në Prizren. Bashkë me Besnik Krasniqin, kandidat për deputet dhe kryetar i degës së AAK-së në Prizren, dhe kandidatë të tjerë, zhvilluam një bisedë të hapur për të ardhmen e Kosovës dhe sfidat që na presin.

Mikpritja e ngrohtë dhe mbështetja e tyre janë një motivim i madh për të vazhduar rrugën tonë. Kudo qe po shkojmë, vërehet entuziasmi për listën tonë, që i prin lideri ynë, Ramush Haradinaj. Edhe në Arbanë, u zotuam njëzëri se është koha për Kosovën Fituese!

Falënderoj familjen Kastrati për mikpritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e tyre!

___
#AAK137🗳️
#SmajlLatifi16✔️