Lajme

Latifi: Kisha Ortodokse Serbe përçoi mesazh politik, madje me lejen e institucioneve tona të mjera shtetërore

06/10/2021 19:01
nga:Y I

Profesori Blerim Latifi ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe ia doli të përçoi një mesazh politik kundër tri datave të rëndësishme për shqiptarët, përcjell Gazeta Blic.

Latiti thotë se ky mesazh ershi nën hundët dhe me lejen e institucioneve tona të mjera shtetnore, të mbushura me qyqarë e të padijshëm.

Reagimi i plotë:

Nuk është e rastësishme hiç pse Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur 10 qershorin për të mbajtur liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë. 10 qershori është data e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, organizatës së parë kombëtare shqiptare.10 qershori është data e fillimit të largimit të ushtrisë e policisë serbe nga Kosova, pas nënshkrimit të kapitullimit të tyre në Kumanovë me 9 qershor 1999. 10 qershori është data kur gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor 2007, presidenti Bush, njoftoi botën se pavarësia e Kosovës është punë e kryer.

Dhe, duke zhvilluar një liturgji në zemër të Prishtinës, në një kishë gurthemelin e të cilës e kishte vënë vetë krimineli Arkan,Kisha Ortodokse Serbe ka dashur dhe ia doli të përçoi një mesazh politik kundër këtyre tri datave. Madje, nën hundët tona dhe me lejen e institucioneve tona të mjera shtetnore, të mbushura me qyqarë e të padijshëm.