Lajme

Latifi hap fushatën me Ramush Haradinajn në Krushë të Madhe: Ne kemi qenë dhe do të jemi adresë për të gjithë qytetarët e Rahovecit

11/03/2025 21:27
nga:G B

Kandidati për kryetar të Rahovecit në balotazh, Smajl Latifi, ka hapur sot fushatën me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Fushatën e ka hapur në Krushë të Madhe, siç ka thënë “në simbolin e sakrificës e në fshatin e njerëzve punëtorë e bujarë, që i dhanë shumë Kosovës dhe Rahovecit tonë”.

“Ne kemi qenë dhe do të jemi adresë për të gjithë qytetarët e Rahovecit, pa marrë parasysh bindjet e orientimet e tyre politike”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Fushatën e hapëm bashkë me Kryetarin Ramush Haradinaj, në Krushën e Madhe, në simbolin e sakrificës e në fshatin e njerëzve punëtorë e bujarë, që i dhanë shumë Kosovës dhe Rahovecit tonë. Po bëhemi bashkë rreth konceptit të punës, rezultateve dhe angazhimit të pandalshëm.

Ne kemi qenë dhe do të jemi adresë për të gjithë qytetarët e Rahovecit, pa marrë parasysh bindjet e orientimet e tyre politike. Jemi të lumtur të shërbejmë e të bashkojmë të gjithë qytetarët në një ide e në një program.

Faleminderit për pritjen dhe përkrahjen!