Lajme

Latifi: Flamuri i Republikës së Kosovës nuk është në luftë me flamurin kombëtar

08/06/2025 20:50
nga:Genita C

Profesori Blerim Latifi ka reaguar ndaj  një personi i cili ka përdhosur flamurin e Republikës së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Latifi ka theksuar se ky akt është i papranueshëm, teksa ka shtuar se flamuri i Kosovës nuk është në konkurrencë me flamurin kombëtar, por simbolizon një proces historik të lidhur me të.

Latifi ka cituar fjalët e poetit Mjedë për ata që përpiqen të krijojnë përçarje ndër shqiptarët.