Lajme

Latifi: Erdhën, protestuan, u shpërndanê, nuk pati kurfarë komploti për trazira

07/15/2023 20:12
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar pas përfundimit të protestave, raporton Gazeta Blic.

“Nuk pati kurfarë komploti për trazira dhe destabilitet. Sepse trazirat dhe komplotet ekzistojnë vetëm në fantazinë paranojake të atyre që nuk e mendojnë jetën pa pushtet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Erdhën, protestuan, i thanë qëndrimet e tyre dhe u shpërndanë në mënyrë të qetë. Pra nuk pati kurfarë komploti për trazira dhe destabilitet. Sepse trazirat dhe komplotet ekzistojnë vetëm në fantazinë paranojake të atyre që nuk e mendojnë jetën pa pushtet.

Veteranët e vërtetë të UÇK- së janë të tillë si këta që i pamë sot. Paqësorë, sepse termi “dhunë”, për ta, nuk ka kuptim jashtë luftës për çlirimin e Kosovës.

Natyrisht në protestë kishte edhe politikanë të cilët veteranët i shohin thjesht si korpus votash. Kishte aty-këtu edhe të tjerë që nuk janë shquar në mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Por protestat janë tilla. Gjithmonë ka njerëz që marrin pjesë për qëllime që s’lidhen me to. Sidoqoftë mesazhi i protestës së sotme ishte i qartë si loti: tek veteranët e vërtetë të UÇK- së nuk do të gjeni kurrë mjetet për ta poshtëruar e dëmtuar Kosovën. Përkundrazi. Sepse UÇK ishte një dhe e papërsëritshme. Në krejt historinë e lëvizjeve çlirimtare.