Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se blegtoria është sektor që po merr dinamikë zhvillimi në këtë komunë.
Latifi thekson se ka vizituar tre blegtorë të sukesshëm nga Opterusha, Eqerem Morinën, Kadri Mazrekun e Driton Krasniqin, të cilët mbarështojnë qindra lopë.
Përpos mbarështimit të lopëve, ata punojnë edhe qindra hektarë tokë, për të siguruar ushqimin për bagëtitë e tyre.
Postimi i plotë:
Blegtoria është sektor që po merr dinamikë zhvillimi në komunën tonë. Kam vizituar tre blegtorët e suksesshëm nga Opterusha, Eqerem Morinën, Kadri Mazrekun e Driton Krasniqin, të cilët mbarështojnë qindra lopë.
Përpos mbarështimit të lopëve, ata punojnë edhe qindra hektarë tokë, për të siguruar ushqimin për bagëtitë e tyre. Eqeremi, Kadriu e Dritoni shprehen të kënaqur me punën e tyre, por edhe me mbështetjen e përhershme që komuna u ka ofruar në kohë e në forma të ndryshme.
U dëshiroj suksese të pandalshme të gjithë blegtorëve të komunës sonë! Do të jemi pranë jush!


