Ish-pjesëtari i UÇK-së, Emin Lati, ka bërë thirrje që pjesë e librave dhe programit shkollor për nxënësit e ciklit të ulët të jetë edhe historia dhe lufta e UÇK-së.
Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka qenë kritik edhe ndaj liderëve të vendit, sipas tij, nuk po bëjnë mjaftueshëm ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
“Ne si kategori dalë nga lufta e duam një mirëqenie më të mirë nga shteti ynë. Nga klasa e pestë duhet të mësohen nxënësit se është derdhur gjak për këtë liri”, ka thënë Lati.


