Ish-mesfushori i Genoa-s, Lasse Schone tha se ai ende e ka të vështirë të flasë për Christian Eriksen i cili u pa duke pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës në “Euro 2020”.
Schone u kthye në NEC në Holandë dhe për vite me radhë ai ishte shoku i ekipit të Eriksen si në Ajax ashtu edhe me Danimarkën, përcjell GazetaBlic Sport.
35-vjeçari foli për momentet kur Eriksen u rrëzua në minutat e fundit të pjesës së parë.
“Një nga momentet më të vështira të jetës sime”, i tha Schone Algemeen Dagblad.
“Ende e kam të vështirë të flas për të. Kam luajtur me Eriksen për 10 vjet, midis Ajax dhe ekipit kombëtar. Për më tepër, unë kam përjetuar një moment të ngjashëm në karrierën time, nga afër [kur Abdelhan Nuri u sëmur në fushë në një miqësore me Ajax].
“Ishte e tmerrshme. Kam kaluar një kohë shumë të vështirë kohët e fundit, por tani po përmirësohem. Kjo gjithashtu sepse unë kam mundur të flas personalisht me Eriksen.
“Ai mori mbështetje të madhe nga bota e futbollit dhe Danimarka është marrë me situatën në mënyrë të admirueshme”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


