Sporti

Larry Thomas është basketbollist i ri i Trepçës

08/01/2024 17:12
nga:Mergim Rreci

Fundori amerikan Larry Thomas edhe sezonin e ri do të luaj në Superligën e Kosovës në basketboll, por me fanellën e skuadrës së Trepçës.

Kampionia e Kosovës, të enjten e ka prezantuar Thomasin, me të cilin ka firmosur kontratë për sezonin 2024/25.

Thomas e njeh mirë kampionatin e Kosovës, pasi në dy sezonet e fundit ka qenë e skuadrës së Pejës dhe me këtë ekip e ka fituar titullin e kampionit.

Thomas (188 cm), sezonin e shkuar ka luajtur me një mesatare prej 14 pikëve, 6 asistimeve dhe 5 kërcimeve për ndeshje.

Ai bëhet amerikani i katërt që tashmë është prezantuar te skuadra nga Mitrovica pas Malik Johnsonit, Sammy Hunterit e Desmond Cambridget.