Sporti

Largohet Lukaku, vjen Dzeko – Po kryen testet mjekësore në Milano

08/11/2021 12:40
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko udhëtoi mëngjesin e kësaj të mërkure në Milano, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për Interin.

Nëse gjithçka është në rregull, sipas shtypit italian, 35-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë dy sezonale me kampionin aktual italian, me një pagë vjetore prej rreth 6 milionë euro, plus bonuse të varura nga goli, përcjell GazetaBlic Sport.

Përmes transferimit, Interi do të paguajë Romën, klubin që Dzeko ka përfaqësuar në gjashtë sezonet e fundit, 15 milionë euro.