Sporti

Largimi nga Trepça ’89, tre skuadra të Superligës me ofertë për Gentrit Dumanin

06/14/2023 08:35
nga:Mergim Rreci

Futbollisti Gentrit Dumani është momentalisht një futbollist i lirë.

‘GazetaBlic Sport’ raportoi para 7 ditëve për largimin e tij nga Trepça ’89, gjë e cila u konfirmua edhe nga futbollisti më pas.

Skuadra mitrovicase, Trepça 89′ nuk ia doli të mbijetojë në Superligë dhe edicionin tjetër do të luajë në Ligën e Parë të futbollit, andaj edhe Dumani e ndërpreu me marrëveshje të dyanshme bashkëpunimin.

Siç raportojnë burimet e gazetës, Dumani ka 3 oferta nga Superliga e Kosovës dhe do të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij, e cila natyrisht do të jetë në nivelin elitar të futbollit kosovar.

Dumani ka luajtur për disa skuadra në vendin tonë dhe ka potencialin dhe përvojën e madhe, duke ofruar siguri në mbrojtje.

/GazetaBlic Sport/