Sporti

Largimi nga Milani, Romagnoli tashmë pranë marrëveshjes me skuadrën e re

06/14/2022 16:00
nga:Mergim Rreci

Sipas raporteve të shumta në Itali, mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli është afër bashkimit me Lazion pasi drejtuesit i kanë bërë një ofertë të përmirësuar të kontratës.

Kontrata e italianit me Milanin skadon më 30 qershor dhe kuqezinjtë nuk janë të gatshëm të mbajnë ish-kapitenin e tyre, i cili ka qenë në bisedime me disa klube të Serisë A, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Lazio po udhëheq garën për të siguruar nënshkrimin e tij dhe sipas Il Corriere dello Sport dhe Calciomercato.com, të dy palët mund të shtrëngojnë duart së shpejti.

Në fakt, presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka ngritur ofertën e tij për 27-vjeçarin, duke vënë në tavolinë një marrëveshje të re prej 2.8 milionë euro në vit, duke rritur ofertën e mëparshme me rreth 500,000 euro.

Romagnoli ka kërkuar një pagë prej 3 milionë euro në vit, por të dy palët janë afër si kurrë më parë dhe marrëveshja mund të finalizohet në ditët në vijim.