Gianluigi Buffon njoftoi se do të largohet nga Juventusi, por raportohet se ai do të vazhdojë të luajë me Barcelonën që i ka ofruar një marrëveshje 43-vjeçarit.
Sipas Footmercato, një opsion shumë i dëshiruar do të ishte për të që të kishte një përvojë në Spanjë me Barcelonën dhe faqja franceze pretendon se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes palëve, përcjell GazetaBlic.
Barcelona është një nga tre klubet, së bashku me Juventusin dhe Real Madridin, ende të përkushtuar në projektin e Super League.
Ata të gjithë janë duke kërkuar një strategji transferimi me kosto të ulët këtë verë dhe Buffon do të ishte alternativa e duhur për Marc-Andre Ter Stegen.
Kjo do të lejojë që Barca të shesë Neto dhe të mbledhë disa fonde.
/GazetaBlic/


