Sipas mediumeve anglez, Willian është gati të heqë dorë nga kontrata e tij dyvjeçare me Arsenalin dhe pagat përkatëse prej prej 24 milionë eurosh, në mënyrë që ai të ka të drejtë të transferohet në Corinthians.
Përveç kësaj, kontrata e lojtarit me klubin e ri nënkupton një ulje të pagës prej 70 përqind dhe administrata e topçinjve është e impresionuar nga qëndrimi i Willian, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari do t’i kursejë rreth 25 milionë euro klubit të Arsenalit pas largimit të tij.
Ndryshe, Arsenali po kalon momente të vështira, pasi në tri ndeshjet e para të Premierligë – ka tri humbje.
/GazetaBlic Sport


