Sporti

Largimi i Spallettit, ky trajner duhet të jetë pasuesi i tij sipas Tottit

05/26/2023 17:54
nga:Mergim Rreci

Ish-futbollsti i Romës, Francesco Totti, është pyetur nga mediet italiane për të ardhmen e pankinës së Napolit. Ai ka dhënë mendimin e tij për zërat mbi afrimin e mundshëm të Luis Enrique në stolin e napolitanëve.

“Mendoj se Lucho është i duhuri për Napolin. Do të më pëlqente ta shihja sërish në Itali. E njoh shumë mirë, është shumë serioz dhe punëtor. Është i duhuri për Napolin.

Nëse do të ishte ai në vendin e Spalletit, ekipi nuk do të pësonte asnjë ndryshim, pasi kanë të dy të njëjtin stil loje. Ata të dy janë shumë të ngjashëm në stërvitje dhe në mënyrën sesi e trajtojnë ndeshjet.”

Eksperienca e fundit e Luis Enrique ka qenë më kombëtaren e Spanjës, ai hoqi dorë nga kombëtarja pas eliminimit në Kupën e Botës 2022 nga Maroku.