Sporti

Largimi i Romelu Lukakut, Interi gjen pasuesin e tij

08/07/2021 23:45
nga:Mergim Rreci

Inter thuhet se ka hyrë në bisedime me Romën dhe ka përgatitur një marrëveshje dyvjeçare për Edin Dzekon.

Sky Sport Italia raporton se Interi tashmë është duke kërkuar zëvendësuesin e Romelu Lukakut dhe reprezentuesi boshnjak po lidhet me një lëvizje tek skuadra e Simone Inzaghit, përcjell GazetaBlic Sport.

Drejtuesit e Interit thuhet se kanë kontaktuar me Romën në lidhje me një lëvizje për 35-vjeçarin boshnjak Dzeko.

Interi i ka ofruar lojtarit, i cili ka qenë i lidhur me një largim nga Giallorossi vitet e fundit dhe të cilit iu hoq epiteti i kapitenit në sezonin e kaluar, një kontratë dyvjeçare në Milano.

/GazetaBlic Sport/