Sporti

Largimi i Mbappe, Osimhen një prej alternativave të PSG-së

02/06/2024 12:29
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Victor Osimhen mund të lidhet ngushtë me atë të Kylian Mbappe.

Nëse francezi do të transferohet te Real Madrid, atëherë nigeriani me shumë mundësi mund të kalojë te Paris Saint-Germain.

Parizienët pritet të kthejnë fokusin nga sulmuesi i Napolit, me këtë të fundit që me shumë mundësi do të ndryshojë ambient në verë.

Mbappe duhet të marrë një vendim përfundimtar javën e ardhshme dhe nga Franca janë të bindur se ai do të transferohet te “Los Blancos”.

Në atë moment PSG-ja mund ta kthejë gjithë vëmendjen te Osimhen, për të cilin Napoli, kërkon 130 milionë euro.