Sporti

Largimi i Mason Greenwood e ndryshon skemën e Manchester United

02/03/2022 19:52
nga:Mergim Rreci

Situata e Mason Greenwood, i cili u largua nga skuadra për shkak të dyshimeve për dhunë, duhet të shkaktojë ndryshim në skemën e Manchester United dhe tek Ronaldo.

Sipas Manchester Evening News, trajneri Ralf Rangnick mund të detyrohet të vendosë Ronaldon në pozicionin e Greenwood, pasi ai do të luante më shumë në të majtë, siç bëri te Juventus. Vetëm kjo do ta detyronte golashënuesin portugez që të ketë angazhim dhe vrapim më të madh në fushën e lojës, përcjell GazetaBlic Sport.

Një tjetër mundësi do të ishte një bast për Elanga, Rashford ose Sancho për atë vend.

/GazetaBlic Sport/