Sporti

Largimi i Jurgen Klopp, dalin dy emrat e parë që shihen si zëvendësues të trajnerit gjerman tek Liverpool

01/26/2024 12:04
nga:Mergim Rreci

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka njoftuar se do të largohet nga Liverpool në fund të këtij edicioni.

Pas njoftimit për largimin e tij, në rrjetet sociale janë shfaqur dy emra që mund të jenë pasues të Jurgen Klopp tek Liverpool, përcjell GazetaBlic Sport.

Emri i trajnerit që po shkëlqen në Gjermani, Xabi Alonso dhe ai i trajnerit të shkarkuar nga Roma, Jose Mourinho janë përfolur si emra të mundshëm për këtë pozitë.

Megjithatë, është vetëm fillimi dhe mund të ketë edhe shumë emra të tjerë të përfshirë brenda listës dhe deri atëherë do të mbetet të shihet se kush do të jetë në krye të ‘The Reds’.

/GazetaBlic Sport/