Sporti

Largimi i Di Marias, ky pritet të jetë pasuesi i tij tek PSG

03/17/2022 16:10
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain nuk do të rinovojë me Angel Di Maria dhe synon të transferojë Ousmane Dembele nga Barcelona.

Sipas RMC, dhe pavarësisht sezonit të shkëlqyer që ka pasur Di María, argjentinasi nuk do të marrë një propozim për rinovim, përcjell GazetaBlic Sport.

Tani, për vendin e tij, objektivi numër një është francezi Dembele, i cili është në fund të kontratës me Barçën.

Klubi francez madje do të jetë në kontakt të avancuar me agjentin e lojtarit, Moussa Sissoko.

/GazetaBlic Sport/