Largimi i Coca Cola-s po bëhet ‘trend’ nga ana e futbollistëve në Kampionatin Evropian.
Pas Cristiano Ronaldos, i cili largoi shishet e Coca Cola-s duke rekomanduar të pijnë ujë, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Locatelli, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai dje u paraqit në konferencë për media pas dy golave të realizuar ndaj Zvicrës, me çmimin “Lojtari i ndeshjes”.
Locatelli following Ronaldo’s footsteps. Coca Cola gonna be a meme at this point ?? pic.twitter.com/gK5wCKGM1v
— Abduł (@Abdul999_) June 16, 2021
Italiani ka kopjuar gjestin e yllit portugez, dhe ka larguar shishet e Coca Cola-s para se të ulej për konferencë.
Kujtojmë që për shkak të gjestit të Ronaldos, kompania e madhe Coca-Cola humbi plotë 4 miliardë euro.
/GazetaBlic Sport/


