Sporti

Largimet nga PSG-ja, rrezikohet e ardhmja e Kimpembe

07/10/2023 08:41
nga:E K

Presnel Kimpembe mund t’i thotë lamtumirë Paris Saint-Germain.

Klubi parizien po vlerëson rinovimin e mundshëm të qendërmbrojtësit francez, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2024.

Sipas raportimeve të medieve franceze klubi fillimisht dëshiron të kuptojë se si lojtari do të kthehet nga dëmtimi i tendinit të Akilit, që pësoi në fund të shkurtit, për të marrë më pas vendimin për të.