Lajme

Larg prindërve për Bajram, bashkëshortja i përgatit surprizën speciale shqiptarit në Austri

05/02/2022 08:33
nga:G B

Adem Loki është i riu shqiptar që ka zgjedhur që jetën e tij ta kalojë në Austri. Ai atje ka krijuar familjen me bashkëshorten dhe djalin, ndërsa prindërit jetojnë në Tetovë.

Mirëpo, me rastin e Bajramit, bashkëshortja i ka bërë një surprizë shumë të bukur Ademit. Ajo kishte menduar që prindërit e tij ta kalonin këtë festë të gjithë bashkë në Austri. Edhe kështu ndodhi. Pa e ditur Ademi, ata erdhën e surprizuan të birin, i cili mbeti i befasuar.

Në një lidhje me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ai tregoi emocionet e këtij momenti të veçantë.

“Ishim duke ngrënë Iftar dhe na bie shumë pak t’i festojmë këto festa të gjithë bashkë. Pasi hëngrëm darkën, thash nuk ka mundësi ta festojmë të gjithë bashkë. Ne vendlindjen e kemi lënë dhe pa e menduar fare, ajo e kishte organizuar të gjithë vetë. Normalisht babi dhe mami janë në Tetovë në punë dhe ajo më tha do dal me shoqet. Kur erdha nga puna në darkë i pash. Ishte diçka e papritur. Pas punës unë ika në xhami dhe ishte nata e Kadrit dhe pasi u fala mu duk si ëndërr. Apo thjesht unë po shihja paranoja nuk po e kuptoja.

Prindërit do të ikin pasnesër se mami është në punë, është mësuese. Prindërit më mungojnë shumë”, u shpreh Ademi.