“Big Brother Vip” është rikthyer në një reality show shumë të përfolur dhe të komentuar anë e mbanë ku ka shqiptar.
Spektakli “Big Brother Vip” ka filluar qysh nga data 5 tetor 2021 ku 14 banorë u bënë pjesë e kësaj shtëpie, shkruan GazetaBlic
Tashmë ka ndryshime të mëdha sa i përket banorëve, disa janë rikthyer, disa janë larguar nga vota e publikut, disa nga vet dëshira dhe disa janë duke qëndruar ende qysh nga dita e parë.
Bëhet fjalë për Ilir Shaqirin, Donald Veshaj, Arjola Demirin, Monika Lubonja dhe Beniadën të cilët janë duke u treguar çdo herë e më shumë lojtarë të fortë dhe po shpëtojnë nga eleminimet.
Edhe pse në syrin e publikut disa nga banorët nuk janë “të fortë” në lojë dhe nuk janë pretendetët kryesor për të fituar çmimin e madh, ata kanë fituar diçka tjetër.
Veprimet e bujshme të banorëve kanë bërë që të rikthehen në qendër të vëmendjes duke fituar kështu edhe ndjekës të shumtë.
Semi Jaupaj
Këngëtarja shqiptare, Semi Jaupaj, hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme e bëri me 17 mijë ndjekës.
Tani Semi numëron plot 112 mijë ndjekës dhe pa dyshim se në këtë pëlqim kaq të madh për këngëtaren ka ndikuar edhe situata me Bora Zemanin ku Semi e përkrahi fuqishëm shoqen e saj të ngushtë.

Arjola Demiri

Aktorja shqiptare, Arjola Demiri e cila disa herë u zgjedh e preferuara e publikut ka bërë për vete edhe plot 17 mijë ndjekës të ri në Instagram.
Nga 228, Arjola tani numëron 245 mijë ndjekës në rrjetin social.
Sarah Berisha

Energjia pozitive, afrimiti që kishte me Dj Pm bëri që bloggerja shqiptare Sarah të marrë zemrën e plot adhuruesve të Instagramit.
Sarah tani është njëra ndër banoret më të ndjekura në këtë rrjet social, teksa numëron 103 mijë ndjekës.

Donald Veshaj

Aktori i humorit, Donald Veshaj nuk kishte si t’i ikte listës me më shumë ndjekës në rrjetet sociale.
Ai u fut me 78mijë ndjekës ndërsa situatat që krijoi brenda shtëpisë bëri që tani Donaldi të pëlqehet edhe më shumë, duke fituar edhe 84 mijë ndjekës më shumë.
Fifi

Këngëtarja shqiptare, Fifi e cila ka lënë shtëpinë disa javë më parë për shkak të gjendjes shëndetësore vazhdon të pëlqehet në masë të madhe edhe jashtë shtëpisë për të gjitha situatat e këndshme që krijoi sa ishte brenda.
Nga 616 mijë ndjekës tani Fifi vazhdon të ketë 669 mijë./GazetaBlic/


