“Ne e ndjekim më shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që mendoj se është i mirë dhe presim te respektohet nga të dyja palët.
Besoj se është përgjegjësi e Vuçiç që të dënojë aktin e 24 shtatorit.
Aji që presim nga Kosova është riorganizim i zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit nga autoritet, plotësisht dhe totalisht.
Pres që Vucic të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë edhe nga presidentja dhe kryeministri Kosovar, shkruan Lapsi.al.
E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk u mbajt.
Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” u shpreh Macron.
“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”,-tha Macron.


