Manchester City ka pranuar një ofertë për Ayermic Laporte nga skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassr.
Laporte është i hapur për një transferim tek skuadra arabe dhe ky kalim i tij mund të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, raporton The Athletic, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi 29-vjeçar luftoi për minuta në City vitin e kaluar, duke bërë vetëm 12 paraqitje në Premier League dhe ishte një zëvendësues i vonshëm gjatë fitores së xhiros së parë në Burnley të premten.
Al Nassr, ndërkohë, deri më tani ka nënshkruar me Sadio Mane, Marcelo Brozovic, Seko Fofana dhe Alex Telles.
/GazetaBlic Sport


