Sporti

Laporte para ndeshjes me Zvicrën: Për ne është e rëndësishme të shënojmë një gol më shumë se ata

07/01/2021 21:20
nga:Lorik J

Aymeric Laporte, mbrojtësi i Spanjës, foli në konferencën për shtyp në prag të çerekfinales kundër Zvicrës.

Kombëtarja e tij nesër ballafaqohet me Zvicrën me fillim nga ora 18:00 në kuadër të çerekfinales së Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë nuk e di nëse jemi favorit, e sigurt është që ne jemi një ekip kombëtar shumë i fortë dhe ne e kemi treguar atë në ndeshjet e fundit”, tha fillimisht Laporte.

“Është e vështirë, por kjo është ajo që kemi arritur deri tani. Për ne gjëja e rëndësishme është të shënojmë një gol më shumë se kundërshtarët, ajo që vlen është të fitosh, me çdo rezultat”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport