Mbrojtësi i Al Nassr, Aymeric Laporte, ka zbuluar se do të konsideronte një ofertë nga Real Madrid nëse klubi spanjoll i afrohet atij.
Pas dëmtimit të rëndë të gjurit që pësoi Eder Militao fundjavën e kaluar, gjigantët spanjollë kanë situatë të rënduar në mbrojtje, shkruan GazetaBlic Sport.
David Alaba është ende duke u rikuperuar nga operacioni në gju dhjetorin e kaluar dhe në verë Reali nuk arriti ta mposht Manchester Unitedin me nënshkrimin e Leni Yoro. Kapiteni Nacho u largua nga klubi.
“Një thirrje nga Madridi? Tingëllon mirë. Unë do ta dëgjoja thirrjen. Është e qartë që ju nuk mund t’i refuzoni skuadrat si Real Madridi” tha Laporte për El Larguero.
Mbrojtësi iu bashkua klubit saudit Al Nassr nga Manchester City për 27.5 milionë euro në verën e vitit 2023, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare.
/GazetaBlic Sport.