Sporti

Laporta: Xavi nuk është i vetmi opsion për Barcelonën

10/29/2021 14:41
nga:E K

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta konfirmoi këtë të premte se Xavi Hernández (Al Sadd) është ndër shanset për të pasuar Ronald Koeman si trajner i ri.

Megjithatë Laporta potencoi se ai nuk është e vetmja mundësi e Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë do të mbaj rezerva për opsionet që kemi dhe nuk dua të rrezikoj negociatat, e di që emri i Xavi doli, por ne kemi opsione të tjera. Mendimi im për Xavi si trajner është se ai po bën mirë, është në një proces interesant, kam referenca shumë të mira, flas shumë me të dhe e di mendimin e tij për ekipin, por këto janë biseda konfidenciale mes miqsh. Mendimi im për të është shumë i mirë. Gjithmonë kam thënë se një ditë ai do ta stërvit Barçën. Unë u besoj njerëzve që më rrethojnë. Le të shohim se si do të evoluojë gjithçka. Kushdo që vjen do të ketë mbështetjen tonë të plotë, por edhe kërkesat më të mëdha, gjithmonë e kam thënë që në Barça nuk ka kohë të madhe për tranzicion”, tha Laporta.

/GazetaBlic Sport/