Sporti

Laporta: Të mërkurën prezantojmë Kessie, të enjten Christensen

07/02/2022 22:20
nga:E K

Joan Laporta ka paralajmëruar dy prezantimet e reja.

Franck Kessie dhe Andreas Christensen janë dy lojtarët me të cilët Barca ka arritur marrëveshje tash e sa kohë.

Prezantimi i tyre nuk është bërë akoma si pasojë e disa procedurave që pësuan ngecje, por ato do të bëhen gjatë javës tjetër.

“Ne do ta prezantojmë Kessie të mërkurën dhe Christensen të enjten”, ka thënë Laporta.

Të dy lojtarët Barcelona i siguroi si transferime të lira, pasi ata mbyllën kontratat me klubet paraprake.

Christensen ishte pjesë e skuadrës së Chelsea, kurse Kessie ishte pjesë e Milan.