Rinovimi i Ousmane Dembélé te FC Barcelona është ende duke u diskutuar, me zërave për një largim me parametra zero të francezit në fund të sezonit.
Këtë të enjte, presidenti Joan Laporta pranoi se negociatat po ecin ngadalë por e theksoi edhe njëherë rëndësinë e tij në skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është një proces më i ngadalshëm se sa dëshirohet nga ana jonë. Ne po punojmë për të, vazhdojmë me shpatat lart”.
Laporta kujtoi rëndësinë e Dembélé në ekipin e parë: “Për ne ai është shumë i rëndësishëm, ai mund të jetë një lojtar referencë, nëse arrijmë të vazhdojmë”, tha presidenti i Barçës.
Dhe pikërisht Barcelona vazhdon procesin e përshtatjes së ekipit të parë me kufizimet e njohura të pagave të vendosura nga LaLiga.
Duke shikuar përpara në merkaton e ardhshme të dimrit, Barca po vëzhgon futbollistët me cilësi të lartë, si Coutinho apo Umtiti.
Informacionet nga ‘Helena Condis’ bëjnë të ditur se Barça nuk përjashton mundësinë e lirimit të ndonjë prej këtyre futbollistëve.
Në ditët në vijim, një takim i agjentit të Dembélé me Bordin e Drejtorëve të Barcelonës është planifikuar për të trajtuar këtë rinovim të mundshëm.
Dembélé është shumë i lumtur që kur Xavi Hernández iu bashkua skuadrës dhe Laporta përpiqet ta bindë atë duke e bërë të shohë se ai është standardi i brezit të ri të futbollistëve dhe se talenti i tij nuk ka asgjë për ta pasur zili atë të një francezi tjetër siç është sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappé.
Agjenti i Ousmane Dembélé refuzoi propozimin e parë të Joan Laporta.
Oferta e Barçës ishte për uljen e pagës fikse dhe rritjen e variablave, me kusht arritjen e titujve, por futbollisti pret diçka më të mirë. Në çdo rast, zgjidhja kalon vetëm nga vullneti i lojtarit.


